Eko-samit për edukim ekologjik në sistemin arsimor

Maqedonia

Eko-samit për edukim ekologjik në sistemin arsimor

Më: 24 prill 2015 Në ora: 23:01

Në organizim të "Shoqatës për edukim, komunikim dhe konsultim OHO", ndërkaq në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, sot në Shkup do të mbahet Eko-samiti i gjashtë.

Eko-samiti është pjesë e programit Integrimi i edukimit ekologjik në sistemin arsimor të Maqedonisë.

Në suaza të samitit do të ndahen çmime për institucionet arsimore, të cilat kanë arritur standarde të larta në implementimin e programeve ekologjike për edukim dhe menaxhim me institucionet në kuadër të programit "Si të bëhet eko-shkollë" për vitin mësimor 2013/2014.

Do të ndahet edhe çmimi "Flamuri i gjelbër" si arritje më e lartë e programit dhe mirënjohje për nivel të bronztë dhe të argjendtë, të cilat paraqesin certifikatë ndërkombëtare për përmbushjen e eko standardeve në punën e shkollave dhe kopshteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat