Angellov: Gruevski ka dhënë 2 milionë euro për të krijuar UÇK-në e rreme

Maqedonia

Angellov: Gruevski ka dhënë 2 milionë euro për të krijuar UÇK-në e rreme

Më: 21 prill 2015 Në ora: 14:44

“Dikush në vendin tonë ka bërë një plan monstruoz për konflikt ndëretnik dhe kemi informacion se u janë dhënë 2 milionë euro shqiptarëve të cilët nuk kanë lidhje me UÇK-në, siç thotë ai disa kriminelëve nga rajoni i Likovës. Detyra e tyre ishte të paraqiten si UÇK dhe të bëjnë vrasjen e disa pjesëtarëve të policisë apo të ushtrisë dhe të shkaktojnë konfliktit ndëretnik. Prandaj duket se deklarata monstruoze e nënshkruar nga Netpres që Angelov dhe Zoran Zaev përgatisin skenar të përgjakshëm. Dikush tjetër ka përgatitur një skenar të tillë, për atë dola me këtë deklaratë, ditët ardhshme mundet të ketë përshkallëzimit të situatës, por këtë gjë nuk e lejojmë”, tha Angelov.

Stojançe Angelov para RTVM-së ka porositur qeverinë që as të mos mendojë ta arrestojë liderin e opozitës Zoran Zaev.

“As mos të mendojë ta arrestojë Zaevin, sepse do të ketë gjak. Kërkojmë qeveri teknike, zgjedhje në atmosferë demokratike, dhe më pas populli le të vendosë nëse në pushtet do të jetë Zaevi, Angellovi apo Gruevski. Nuk ju frikësohemi, nuk turpërohemi”, deklaroi Angellov.

Edhe ish-lideri i partisw Demokracia Re (DR), Imer Selmani thotë se në Maqedoni nuk ka asnjë bazë për ndonjë konflikt etnik.

Këto komente të tij vijnë pas informacioneve se një stacion policor në fshatin Gushincë, të komunës së Likovës.

“Kategorikisht them se nuk ka asnjë bazë për konflikt etnik apo çfarë do lloji qoftë në Maqedoni. Informacionet për incidentin në veri të Maqedonisë nuk korrespondojnë me ngjarjet në shoqëri”, ka thënë ai për BGNES, përcjellë lajmpress.

Sipas Selmanit këto “konflikte” janë në interes të qarqeve të caktuara.

“Këto punë mund të jenë në interes të qarqeve të caktuara. Por tani jemi në vitin 2015 dhe nuk ka mundësi të kthehemi prapa. Gjithçka duhet të zgjidhet me debat dhe dialog dhe integrim. Në fund të fundit edhe problemet e 2001-shit u zgjodhën me dialog”, ka thënë Selmani.

Ai thotë se kjo mund të jetë tentim për ta shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga problemet reale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat