Raport evropian për Maqedoninë, theksi: Te mediat dhe gjykatat

Maqedonia

Raport evropian për Maqedoninë, theksi: Te mediat dhe gjykatat

Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:00

Këshilli për punë të përgjithshme i Bashkimit Evropian sot duhet t`i miratoj raportin për Maqedoninë.

Në to, ashtu si mësuam nga burime diplomatike në Bruksel, do të shprehet shqetësim i thellë për prishjen e gjendjes në vend, sidomos në sferën e sundimit të drejtës, të drejtave fundamentale dhe lirive të medieve.

“ Këshilli i fton të gjitha palët që të vazhdojnë me përgjegjësitë e tyre dhe të ndërmarrin masa urgjente për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme, pastaj në mënyrë konstruktive të tentojnë për rindërtimin e dialogut politik dhe të kthejnë besimin në institucionet mbi bazë të hapave adekuat politik.

Këshilli, e përshëndet përfshirjen e PE-së në bisedimet midis pushtetit dhe opozitës dhe i fton palët që të tregohen të përmbajtura dhe të fokusohen që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje për krizën politike në vend.”, thuhet ndërmjet tjerash në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat