Mijallkov akuzohet për korrupsion

Maqedonia

Mijallkov akuzohet për korrupsion

Më: 1 prill 2015 Në ora: 19:30

Bomba e 15-të e opozitës ka nxjerrë në pah një tjetër skandal të mundshëm korruptiv, me drejtorin për siguri dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov në rolin kryesor. Sipas liderit të LSDM-së ZoranZaev, gjatë furnizimit të shërbimit sekret të Maqedonisë me pajisje për përgjim nga Izraeli, në vlerë prej 14 milion eurosh, Mijallkov ka marrë disa herë nga qindra mijë euro provizion. Bisedimet me përfaqësuesin e qeverisë izraelite, HaimHakejnii ka zhvilluar bashkëpunëtorja e Mijallkovit, SvetllanaKostova, e cila në atë periudhë është zgjedhur edhe si gjykatëse në Gjykatën Administrative.

“Që të fillojë të negociojë për furnizim nga Izraeli, Mijallkov ka kërkuar nga izraeliti HaimHakejni provizion të pabesueshëm prej gjysmë milioni euro. Vetëm për vazhdimin e bisedimeve me izraelitin, ai insiston që ti marrë deri në euron e fundit, gjysmë milionin e kërkuar. Nga bisedat që në emër të tij i realizon bashkëpunëtorja SvetllanaKostova, e cila me përpikëri i ndjek direktivat e Mijallkovit, do të dëgjoni se si zhvillohet marrëveshja korruptive. Në audio incizimet përmenden shuma prej 500 mijë eurosh, 3 herë nga 900 mijë euro, 200 mijë euro, 800 mijë euro”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Përveç bisedave telefonike, Zaev ka publikuar edhe dëshmi për hyrje-daljet të Hakejnit në Maqedoni dhe datat e qëndrimit, që korrespondojnë me bisedat telefonike. Kreu i opozitës publikoi edhe përmbajtje të sms-ve të shkëmbyera mes Mijallkovit dhe Kostovskës dhe izraelitit Hakejni.

“Përveç dëshmive audio, për këtë skandal ka edhe dëshmi të tjera. Ka dëshmi në formën e sms-ve për komunikim të SashoMijallkovit me bashkëpunëtoren SvetllanaKostova dhe izraelitin HaimHakejni. Ja një nga mesazhet që dëshmon se izraeliti i ka lëshuar Mijallkovit 540 mijë euro, pas të cilës Mijallkovi ka pranuar të takohet me të. Takimi është caktuar dhe realizuar pas një muaji në Shkup. Ja çfarë i shkruanKostova -Mijallkovit. Mund ta ndiqni në video-projektor: “Drejtor, sot miku lëshoi 540 mijë euro. Haimi, siç u morëm vesh me ju, do të vijë sërish më 12 maj. Drejtor, doja t’ju përkujtoj se duhet ta takoni Haimin. Ai më telefoni në mëngjes, që të pyes kur do të ketë takim me ju”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Sipas Zaevit, në dijeni të plotë për këtë aferë ka qenë edhe kryeministri NikollaGruevski. Ai e bazon këtë në bisedat telefonike të GordanaJankullovskës me ZoranStavrevskin dhe Mijallkovin, të publikuara në bombat e mëparshme, ku ministrja e brendshme ankohet se ka marrë urdhër nga Gruevski të mos shkurtojë asnjë denar nga buxheti i Ministrisë, i ndarë për furnizimin e pajisjeve përgjuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat