Gratë shtatëzëna, shteti i lenë pa ilaçe “Dobreston"

Maqedonia

Gratë shtatëzëna, shteti i lenë pa ilaçe “Dobreston"

Më: 27 mars 2015 Në ora: 11:17

Gratë shtatzëne në Maqedoni kanë problemin më të madh me furnizimin me ilaçe. Ardita (29) nga Shkupi për “Zhurnal” shprehet e revoltuar se plot tre javë është duke kërkuar tabletat DOBROSTON që ia ka rekomanduar gjinekologja amë.

”I eca më bashkëshortin tim gati se të gjithë barnatoret në Shkup, askund nuk mundë të gjej tabletat Dobreston. Nuk di, kam frikë të madhe se nëse nuk i përdor këto ilaçe, mund të rrezikohet foshnja ime”, u shpreh Ardita nga Shkupi.

Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” kontaktoi me disa barnatore morin përgjigjen identike.”Jo nuk ka tablet Dobreston. Është ilaç deficitar”.

Ndryshe, ky ilaç është në listën pozitive të Fondit për Shëndetësi dhe Fondi e ka për obligim ligjor në bashkëpunim me Agjencia e ilaçeve që të siguroj ilaçin nëpër barnatoret e Maqedonisë për të gjitha gratë shtatëzëna.

Deri më tani nuk ka asnjë sqarim zyrtar nga Fondi për Shëndetësi-sektori për farmaci se pse mungon me muaj ilaçet që i përdorin gratë shtatëzëne.

Tabletat “Dobreston” te gratë shtatëzëne kan efekt të madh gjatë shtatëzanisë për rruajtjen e mitrës e nënës ku gjendet foshnja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat