Patriotët Mendjelirë kërkojnë të verifikohen bisedat për tenderët

Maqedonia

Patriotët Mendjelirë kërkojnë të verifikohen bisedat për tenderët

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:40

Forumi i Patriotëve Mendjelirë kërkon nga institucionet kompetente që të verifikojnë autenticitetin e bisedave të kryeministrit Nikola Gruevski, ku flitet për trukimin e tenderëve dhe për marrjen e ryshfeteve shumëmilionëshe.

Forumi kërkon nga institucionet që të përcaktojnë besueshmërinë e përgjimeve me ndihmën e ekspertëve të huaj dhe vendas, kompetentë për çështje të tilla.

Kjo organizatë joformale thotë se në këtë mënyrë do të hiqeshin të gjitha dilemat nëse këto biseda janë të montuara.

Në deklaratën për shtyp, Forumi i kujton RTVM-së se ka për detyrim që të informojë profesionalisht dhe në mënyrë të paanë opinionin, si dhe të ndajë hapësirë të barabartë për prezantimin e aktiviteteve të pushtetit dhe opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat