LSDM: Janakieski të kërkojë falje dhe të braktisë politikën

Maqedonia

LSDM: Janakieski të kërkojë falje dhe të braktisë politikën

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 15:54

Mile Janakievski më së paku që mund të bëjë rreth skandalit “Kosmos” ku ekzekutor është Gruevski, është t’i kërkojë falje Fijat Canoskit dhe qytetarëve të Maqedonisë dhe të largohet nga skena politike, kumtoi LSDM.

“Inkurajojmë Janakievskin që të gjejë kapacitet për atë. Sa i takon drejtësisë, do të vijë momenti, do ta gjejë vendin. Atëherë do të shihet se kush ka respektuar dhe kush ka luajtur me ligjin”, porositi LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat