Anëtar të SASHK-ut kërkuan ndërprerjen e grevës

Maqedonia

Anëtar të SASHK-ut kërkuan ndërprerjen e grevës

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:22

Ndërprerje të grevës dhe vazhdim të dialogut. Po rritet numri i anëtarëve të SASHK-ut kundër luftës së Jakim Nedelkov.

Sipas tyre, deri tani greva nuk ka arritur asgjë përveç konflikteve midis kolegëve, prindërve të brengosur dhe keqpërdorim të fëmijëve.

Në pyetje është edhe ekzistimi i mësimdhënësve të cilët nuk do ta marrin rrogën e janarit, pasi që sipas marrëveshjes kolektive nuk i takon nëse janë në grevë.

Fotografia në terren flet rreth asaj se 85 përqind e shkollave punojnë, ndërsa 90 përqind e mësimdhënësve japin mësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat