Deputetja Boneva merr 25 mijë euro në vit për harxhime rruge

Maqedonia

Deputetja Boneva merr 25 mijë euro në vit për harxhime rruge

Më: 28 janar 2015 Në ora: 14:45

Deputetët e Parlamentit përveç që marrin rrogën mujore prej 1000 eurove në muaj kanë edhe shumë privilegje të tjera. Deputetët që jetojnë jashtë Shkupit marrin edhe harxhimet të rrugës.

Vetëm një vit më parë për këtë qëllim deputetët e Parlamentit të Maqedonisë kanë marr 1 milion euro bwnw tw ditur inbox7.

Sipas evidencës që ka Parlamenti, më shumë harxhime të rrugës ka marë deputeti nga Gjevgjelia, Dragi Cuklev ku vitin e kaluar ka marr plotë 25 mijë euro.

Deputetët e Manastirit, Zoran Iliovski dhe Liljana Kuzmanovska kanë marrë 18 mijë euro. Ndërsa, Silvana Boneva më pak se 23 mijë euro. Kordinatori i partisë VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski para një vit ka marr 5200 euro harxhime rruge.

Ndryshe, Parlamenti ende nuk i ka publikuar të dhënat se sa deputetët shqiptar që jetojnë jashtë Shkupit sa para marrin brenda një viti për harxhime rruge.

Deputetët përveç rrogës së madhe, marrin pagesa nga komisionet, udhëtimet zyrtare jashtë vendit dhe aktivitetet tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat