Destani: I japim afat dy ditë ministrisë për ti nisur bisedimet

Maqedonia

Destani: I japim afat dy ditë ministrisë për ti nisur bisedimet

Më: 28 janar 2015 Në ora: 11:50

SASHK-u i jep afat dy ditë Ministrisë së arsimit dhe shkencës për fillimin e bisedimeve, në të kundërtën do të ndërmarrin masa më radikale.

Nga Sindikata rajonale thuan se edhe përskaj shtypjeve në shkollat e Kumanovës, greva rrjedh normalisht.

“ Sot është dita e shtatë e grevës. Ka në disa shkolla shtypje, por nuk e di prej ku është direktiva. Ne mbrëmë në SASHK, mbajtëm mbledhje dhe i dhamë afat ministrisë sot dhe nesër të na ftojnë në bisedime, në të kundërtën mundet që të ndërmarrim masa më radikale”, theksoi Selajdin Destani, kryesindikalisti i Rajonit të Kumanovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat