FOTO LAJM: Kujdes, ka "humnerë" në rrugë

Maqedonia

FOTO LAJM: Kujdes, ka "humnerë" në rrugë

Më: 27 janar 2015 Në ora: 10:32

Një gropë e madhe është hapur si pasojë e reshjeve në rrugën Shtip-Radovish, duke rrezikuar trafikun në këtë aks.

Raportohet se rreth 15 makina janë dëmtuar.

Besohet se gropa është hapur si pasojë e përmbytjeve.

Dëshmitarë okularë thonë se shërbimet e Agjencisë së Rrugëve nuk e kanë riparuar si duhet rrugën pas dëmtimit, ndaj dhe gropa është hapur.

Qytetarët e dëmtuar kërkojnë zhdëmtim nga Agjencia e Rrugëve që mirëmban këtë aks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat