Ivanov: Turqia, promotor i qëllimeve strategjike të Maqedonisë

Maqedonia

Ivanov: Turqia, promotor i qëllimeve strategjike të Maqedonisë

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 15:46

Presidenti Gjorgje Ivanov dhe kryetari i Kuvendit të madh kombëtar të Turqisë Xhemil Çiçek në takimin e sotëm kanë shprehur kënaqësinë nga marrëdhëniet e shkëlqyera dhe trendit të rritur të bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë në të gjitha nivelet.

Duke e përshëndetur bashkëpunimin e deritashëm parlamentar, presidenti Ivanov shfaqi shpresë se edhe gjatë periudhës së ardhshme të bashkëpunimit parlamentar do të jep kontributin e vet në përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe në pasurimin e bashkëpunimit.

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, Ivanov ka shprehur falenderim për mbështetjen principele të Turqisë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

"Lartë e vlerësojmë faktin që Republika e Turqisë është mbështetës i zëshëm dhe për vite të tëra si dhe promotor i qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë", tha presidenti Ivanov në takim.

Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën bashkëpumimin ekonomik i cili shënon rritje, me shpresë të intensifikimit të tij. Në takim është biseduar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, kulturës, arsimit, si dhe të planit multilateral.

Presidenti Ivanov shfaqi pritje për përforcmin e bashkëpunimit në kuadër të Aleancës së civilizimeve, duke pasur parasysh se Turqia është njëra nga themeluesit e kësaj iniciative në Kombet e Bashkuara.

Kryetari i Kuvendit të madh kombëtar Çiçek theksoi se Maqedonia është partner i rëndësishëm i Turqisë dhe se, si dhe deri më tani, Maqedonia mund të llogarit në mbështetjen nga Ankaraja.

Në takim janë këmbyer mendime dhe informata edhe për gjendjen në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat