Thaçi uron Ditën e Alfabetit: Fitore e madhe që bashkoi shqiptarët

Maqedonia

Thaçi uron Ditën e Alfabetit: Fitore e madhe që bashkoi shqiptarët

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 00:07

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka derguar një telegram urimi, me rastin e 22 nëntorit - “Dita e Alfabetit Shqip”. “Sot përkujtojmë 106 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip, një fitore e madhe që bashkoi shqiptarët anë e mbanë botës me një shtyllë të fuqishme të gjuhës dhe shkollës shqipe.

Është obligimin i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do ta forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve.

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip”, thuhet në urimin e Menduh Thaçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat