"Zhernovski të paraqesë në MPB emrat e dhunuesve"

Maqedonia

"Zhernovski të paraqesë në MPB emrat e dhunuesve"

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 18:30

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska i bëri thirrje kreut të Komunës Qendër Andrej Zhernovski që t’ia vërë në dispozicion policisë emrat e personave që dyshohen se kanë sulmuar objektin e Komunës Qendër.

Jankullovska tha se dyert e MPB-së janë të hapura për kreut e Qendrës dhe për çdo qytetarë që disponon me informacione që mund të ndihmojnë ndriçimin e një rasti.

Deklaratat e tilla u bënë në përgjigje të akuzave që Zhernovski i drejtoi ministres Jankullovska, për mosprocedimin e kallëzimeve penale ndaj personave që dhunuan objektin e Komunës, gjatë një proteste.

Zhernovski prezantoi disa fotografi që faktojnë se njëri nga protestuesit e dhunshëm është anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe i njohur i ministres Jankullovska dhe i kryeministrit Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat