Lavdrohet Alia, me 8 Ministria

Maqedonia

Lavdrohet Alia, me 8 Ministria

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 13:50

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në një konfrencë për shty rreth 100 ditëve të qeverisjes bashkë me VMRO-në tha se është hera e parë që BDI-ja ka marë kaq shumë vota dhe ka shum Ministra.

“Më 27 prill, qytetarët në Maqedoni u përcaktuan që ta përkrahin Bashkimin Demokratik për Integrim me shumicë absolute dhe me rekord të votave.

Kjo votë e fuqishme na mundësoi 20 mandate në Kuvendin e Maqedonisë dhe 8 Ministra në Qeverinë e vendit që paraqet herën e parë që një parti shqiptare siguron këtë numër të deputetëve dhe të ministrave.” Tha Ahmeti
Pas besimit të dhënë me 20 deputet Alia u lavdrua edhe me anketën e fundit të IRI-t që doli mbi LSDM-në.
“Edhe më mirënjohës jemi ndaj rikonfirmimit të këtij besimi që u pasqyrua në anketën e fundit të institutit republikan amerikan, në të cilën BDI qëndron fuqishëm dhe palëkundur në zemrat dhe mëndjet e shumicës dërmuese të qytetarëve. Ky besim i madh i votuesve tanë është edhe udhërrëfyes për ne, sepse qytetarët besojnë dhe kërkojnë nga ne që ta shpiejmë vendin në NATO dhe në Bashkimin Evropian sa më parë. ” u lavdru Ahmeti sot për 100 ditëshin e qeversijes së tij.

Në këtë keferncë Alia u morrë si zakonisht me çështjet e mdhaja e jo me problemet dhe të ariturat e shqiptarëve. NATO-ja BE-ja, mbeten kryefjala e Ali-së edhe këtë mandat.

Duke i harruar rrahjet e shqiptarëve ai foli për problemet ndërombëtare si në Ukrainë dhe Lindje të Mesme.
“Rrethanat globale dhe rajonale, situata në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme, po vështirësojnë procesin e zgjidhjes nga që fokusi i miqve ndërkombëtar është në këto vatra të krizës. Për këtë, ne angazhohemi për çdo ditë që ta zhbllokojmë këtë proces bashkë me partnerin tonë të koalicionit dhe me komunitetin ndërkombëtar”, tha Ahmeti nga selia blku e Reçicës së Vogël.

Ahmeti përshendeti edhe deklaratën e ndërmjetësit Metju Nimic i cili konfirmoi që negociatat nuk bëjnë fjalë për identitetin dhe gjuhën, por vetëm për emrin e shtetit. Ku sipas tij janë shumë afër përmbylljes, por nevojiten biseda të drejtpërdrejta me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe zgjidhja do të arrihet.

Ahmeti në koferencën për shtyp e luti Komisionin për Zgjërim i Bashkimit Evropian të përsëris rekomandimin për marrjen e datës për negociata dhe shpresojmë që samiti i dhjetorit të jetë shtytës për valën përfundimtare të negociatave midis Shkupit dhe Athinës.

Në fund kreu i integristëve Ali Ahmeti këto zhvillime të rëndësishme për vendin dhe për rajonin, bashkë me tema të tjera të interesit të përgjithshëm, do të vlerësoj bashkë me a organin më të lartë të BDI në Kongresin Tematik që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm ku do ti vlerësojnë ecurinë e proceseve dhe do të ndërtojnë strategjinë e veprimit për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat