Festa e Kurban Bajramit, myslimanët sërish të ndarë

Maqedonia

Festa e Kurban Bajramit, myslimanët sërish të ndarë

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 14:56

Festa e madhe myslimane Kurban Bajrami, edhe këtë vit si viteve tjera nuk do të festohet në tërë botën islame, në datën e njëjtë.
Në Turqi, do të festohet më 4 tetor, ndërsa deri tek ajo datë vijnë me ndihmën e astronomisë, për shkak se shënimi i festës fillon me paraqitjen e ‘hënës së re’.

Në Bosnjë e Hercegovinë respektohet kalendari turk, prandaj zgjedhjet të cilat rregullisht zbatohen në javën e parë të tetorit janë zhvendosur për një javë dhe do të mbahen më 12 tetor.

Arabia Saudite, rojtari i vendeve të shenjta islame datën e vërteton përmes ‘syrit të hapur’ në ‘momentin e fundit’ tradicionalisht siç është bërë më shekuj pa zbatimin e shkencës.

Ata vlerësojnë se dita e parë e festës bie më 5 tetor.

Edhe pse konferenca ndërkombëtare e mbajtur më 1992 në Stamboll, obligon botën islame që të shfrytëzojë kalendar të bazuar në astronomi, Arabia Saudite e injoron këtë fakt dhe vlerëson se vetëm ajo ka të drejtë të bëjë të ditur se kur bie festa, duke pasur parasysh se janë më datë të ndryshueshme, për shkak se përcaktohen sipas sistemit lunar e jo sipas sistemit solar.

Myslimanët në Ballkan, përfshirë Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe ata ta ish Bashkimit Sovjetik e respektojnë ‘sistemin’ turk.

Interesante është se për shembull në Filipine, presidenti me dekret e ka caktuar 6 tetorin, si ditë kur do të festohet Kurban Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat