Disa fshatra e lagje të Shkupit nesër pa rrymë

Maqedonia

Disa fshatra e lagje të Shkupit nesër pa rrymë

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 17:26

Qendra Rajonale për Menaxhim e Krizave të qytetit të Shkupit informon se nesër do të shkëpusë rrymën elektrike në një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Butel, Gjorçe Petrov, Saraj dhe Shuto-Orizari.

Respektivisht prej orës 08:30 deri në 14:30 pa rrymë do të mbetet rruga “Ho-Shi-Min” në komunën Butel. Prej orës 09:00 – 13:00 pa rrymë do të mbeten edhe rruga “Gjurqin Kokale” dhe një pjesë e rrugës “Radushka” dhe “Crnogorska” në komunën Gjorçe Petrov.

Pa rrymë elektrike prej orës 09:00 deri në orën 15:00 do të mbeten rruga “Dimçe Meçeto” dhe rr. “Volt Dizni” në komunën Shuto Orizari.

Ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 15:00 rrymë nuk do të ketë edhe në f.Grçec në komunën e Sarajit, respektivisht në rrugët 1,2,3,4 dhe 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat