Zekolli: Incidenti, rast i PDSH-së të bëhet opozitë radikale

Maqedonia

Zekolli: Incidenti, rast i PDSH-së të bëhet opozitë radikale

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 08:11

Analisti Arsim Zekolli për radion “Zëri i Amerikës” ka analizuar arsyet për rrahjet në kuvend në mes BDI-së dhe PDSH-së, si dhe rastit të 24 dhjetorit. Në incidentë Zekolli sheh gjasën e liderit Menduh Thaci, të bëhet opozitë radikale.
Ai në këtë incident sheh tendencë dhe indikacion, sic thotë ai, se BDI më tepër do ta ndjekë politikën e VMRO-DPMNE-së, duke treguar muskuj, në mungesë të qartësimeve racionale për gjendjen që po e kalojm.
Në lidhje me vendimin e PDSH-së që të tërhiqet nga kuvendi, Zekolli konsideron se PDSH ka reagur sikur të kishte kërkuar shkas që të tërhiqet nga puna e kuvendit.
“Vendimi për ta lëshuar kuvendin, pak minuta pas incidentit, lenë për të dyshuar se PDSH vetëm ka pritur shkas për tu tërhequr nga parlamenti. Mendoj se Menduh Thaci pas zgjedhjeve u gjend në situatë të pa përshtatshme për shkak lidhjeve me z. Mijallkov dhe mbështjetjen për qeverinë, në sytë e opinionit me të drejtë i konsideruar si pjesë e një pushteti te korruptuar, por pa beneficione nga e njejta. Incidenti mund të shërbejë si fshirje të barazimit në mes z. Thacit dhe z. Ahmetit, sipas të cilit që të dy janë shërbëttorë të z. Mijallkov dhe e kthejë PDSH-në në rolin e opozitës radikale dhe mbrojtës të vetëm të interesave shqiptare. Dhe në mënyrë indirekte të ulë simpatitë ndaj Ziadin Selës, i cili ngadal po e ulte imazhin e PDSH-së si opozit e vërtetë,”- ka analizuar Zekolli për “Zeri i Amerikës” në gjuhën maqedone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat