Shlyerja e borxheve, nxjerr në pah varfërinë e skajshme në vend

Maqedonia

Shlyerja e borxheve, nxjerr në pah varfërinë e skajshme në vend

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 14:19

Më shumë se 2 mijë kërkesa për shlyerje të borxheve, vetëm në ditën e parë nga fillimi i projektit, ndërsa deri në fund priten të dorëzohen diku 100 mijë kërkesa. Me projektin e ri qeveritar, i premtuar gjatë fushatë zgjedhore, sërish u aktualizuan çështjet për varfërinë dhe aftësia e qeverisë për ti zgjidhur problemet e qytetarëve.

Numri i personave të varfër në Maqedoni është diku rreth 30 përqind, tregojnë të dhënat për vitin 2011, të fundit që i posedon Enti Shtetërorë për Statistikë.

Në konkurrencë me 187 vende në botë, Maqedonia sipas varfërisë gjendet në vendin e 84. Ajo qëndron në këtë vend që nga viti 2012.

Sipas statistikave vendore numri i ta papunësuarve në vend është 10 përqind në vitin 2011, ndërsa sipas indikatorit të kombinuar (AROPE), në vitin 2011 përqindja e varfërisë në Maqedoni është 50.9 ose gjysma e popullsisë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat