Lavdrim Muhaxheri, Mehmeti: Çdo pyll i ka bishat e veta

Maqedonia

Lavdrim Muhaxheri, Mehmeti: Çdo pyll i ka bishat e veta

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 17:57

Publicisti i njohur shqiptar Kim Mehmeti, duke komentuar veprimet e Lavdrim Muhaxherit, pjesëtar i organizatës ISIS, i cili në fotot e publikuara në media shihet duke prerë kokën e një personi, veprimet e këtij të fundit i ka quajtur tmerruese, duke thënë se këto janë jashtë logjikës islame dhe traditës së kombit shqiptar.

“Janë tmerruese lajmet që tregojnë për veprat jonjerëzore, vepra që shqiptaria nuk i ka bërë as kur ka qenë e përballur me armiqtë që ia kanë vrarë fëmijët e gratë, vepra aq antifetare sa shkelin mbi thelbin e fesë islame, që thotë se duhet t’i duash të gjitha krijesat që i ka dhënë Zoti, se vetëm Allahu mund ta gjykoj njeriun, se vetëm Zoti jep e merr jetë, vepra që nuk duhet të na çojnë të ndjehemi kolektivisht fajtorë, ngaqë ‘çdo pyll i ka bishat e veta’, ngaqë ne jemi si çdo popull tjetër dhe është iluzion të besosh se mes nesh nuk ka edhe vrasës të të gjitha llojeve”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.

Mehmeti ka thënë se “obligimi ynë është të mos lejojmë që destruktiviteti individual ta njollosë e të shkelë mbi shqiptarinë dhe mbi fenë tonë!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat