Në Shkup sërish protesta nën moton "”Marshi i Lirisë"

Maqedonia

Në Shkup sërish protesta nën moton "”Marshi i Lirisë"

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 20:39

Nesër në Shkup pritet të zhvillohet protestë e re e shqiptarëve kundër dënimeve të përjetshme për gjashtë të akuzuarit në rastin “Monstra”.
Protesta do të zhvillohet me emrin “Marshi i Lirisë” nga lokaliteti “Çairçanja” dhe do të vazhdojmë deri te pallati i Gjykatës Themelore Shkupi
“Këshilli Organizativ për rastin “Monstra” do të vazhdojë me protestat paqësore deri në lirimin e të gjithë të arrestuarve nga procesi i montuar politik. I ftojmë të gjithë shqiptarët që të na bashkangjiten në protestën paqësore, dhe me pjekuri të lartë të dëshmojmë se jemi kundër dhunës dhe se jemi popull paqedashës dhe liridashës”, thuhet në apelin e Këshillit organizativ të protestës, që përbëhet nga familjarë të dënuarve.
Ndërkohë, mediat shqiptare në Shkup informojnë se ka filluar presioni shtetëror me të gjitha masat e mundshme për të dënuar pjesëmarrësit në protesta, pasi Prokuroria Themelore e Tetovës ka ngritur padi ndaj disa shqiptarë pjesëmarrës në protestat e Tetovës. Në aktin e padisë thuhet se gjoja të akuzuarit në fjalë paskan shkaktuar dhunë fizike dhe psikike mbi masën e njerëzve gjatë protestave. Sipas mediave, shumica e të paditurve janë ish pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat