IHPQM: Qeveria me partinë fituese te shqiptarët, mbështetja mbi 90 përqind

Maqedonia

IHPQM: Qeveria me partinë fituese te shqiptarët, mbështetja mbi 90 përqind

Më: 22 prill 2014 Në ora: 15:32

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë (IHPQM) ka dalë me rezultate krejt ndryshe nga Institutet paraprake maqedonase, (një pjesë e tyre njihen si të përafërta me partinë qeveritare maqedonase VMRO-DPMNE).

Rezultatet e anketës së IHPQM-së tregojnë po ashtu besueshmëri të lartë tek blloku maqedonas për VMRO-DPMNE-në 23.8. %, LSDM-në 18.6% , kurse tek ai shqiptar e pakonkurrencë është BDI me rejting prej 10.9%,pastaj PDSHme 3.8%, RDK me 1.4% dhe GROM 1.9%.

Shndërruar në mandate kjo i bie kështu: 54 deputetë për VMRO-DPMNE-në, për LSDM-në 38, BDI 19, PDSH 6, RDK 2 dhe GROM 1 deputet. Me “Asnjëri” janë përgjigjur 23.1 përqind, ndërsa “Nuk di” 10 përqind, ndërsa “Nuk votoj” 4 përqind…

Ajo që është risia në këtë anketë është pyetja, nëse pajtoheni se, “Kryeministri ka drejtë të zgjedh partinë e vete të preferuar te shqiptarët dhe në qeveri hyn partia fituese te shqiptarët”.

Përgjigjet nga anketa kanë qenë këto: 4.5 përqind e shqiptarëve kanë thënë se Kryeministri ka të drejtë të zgjedh atë që do në qeveri, ndërsa tek maqedonasit ky refuzim ka qenë i lartë 71.2 përqind, ndërsa në pyetjen se, “Në qeveri hyn partia fituese te shqiptarët” janë pajtuar me këtë qëndrim 91.3 përqind e shqiptarëve, ndërsa tek maqedonasit për këtë janë pajtuar vetëm 18.4 përqind e tyre.

Anketa është zhvilluar në periudhë prej 17-20 prill nëpërmjet telefonit nga 1100 të anketuar që është ekzemplarë reprezentativë për Maqedoninë. Gjatë procesit të anketimit janë plotësuar të gjitha karakteristikat demografike dhe specifikat epopullatës (siç janë struktura etnike, mosha, arsimi dhe gjinia). Gabimi margjinal (statistikorë) për të dhënat është ±3%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat