Fyerjet ndaj Pendarovskit zgjidhen me grushte!

Maqedonia

Fyerjet ndaj Pendarovskit zgjidhen me grushte!

Më: 16 prill 2014 Në ora: 01:00

Incidenti në të cilin verbalisht ishte sulmuar kandidati presidencial i LSDM-së, Stevo Pendarovski në Lisiçe ka përfunduar me rrahje massive. Pasi ka përfunduar takimi Pendarovski me banorët e Lisiçes, simpatizuesit e VMRO DPMNE-së dhe të LSDM-së kanë vazhduar të fyejnë njëri tjetrin kurse në fund janë rrahur edhe me grushte.

“MPB e ka zgjidhur prishjen e rendit public dhe qetësisë e cila kishte ndodhur me rrahje në rr.Gjorgji Kapçev, ndërmjet Z.L (1996), K.L. (1985), S.L. (1959) dhe A.L. (1998) të gjithë anëtarë të LSDM-së, si dhe të personave I.I (1998) dhe babait të tij B.I., simpatizues të VMRO DPMNE-së”, kanë njoftuar nga policia.

Gjashtë personat e përfshirë në këtë rrahje do të ngarkohen me padi përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat