Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë në Strugë, ku është takuar me qytetarë dhe drejtues të kësaj komune.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka shprehur kënaqësinë për takimin në këtë qytet, të cilin e ka cilësuar si historik, me traditë në dije, art dhe artizanat.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve kanë diskutuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë, mbështetjen e arsimit në gjuhën shqipe, si dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Strugës.
“Kënaqësi që të takoja në Strugën historike, në Strugën e dijes, të artit dhe artizanatit, qytetarë e drejtues të saj”, ka shkruar Begaj.
Më tej, ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave të rajonit përmes projekteve të përbashkëta.
“Forcimi i bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta me bashkitë e rajonit mund të nxisë turizmin dhe të rrisë mirëqenien e komuniteteve”, ka deklaruar presidenti shqiptar.