Neziri: Bojkoti i opozitës shqiptare tregon se nuk jemi unik

Maqedonia

Neziri: Bojkoti i opozitës shqiptare tregon se nuk jemi unik

Më: 28 janar 2024 Në ora: 16:37
Deputeti i Aleancës për Shqiptarë Adnan Neziri

Deputeti i Aleancës për Shqiptarë Adnan Neziri ka kritikuar opozitën shqiptare për bojkotin e Kryeministrit të parë shqiptar.

“Bojkoti nuk është mirë si proces politik mirëpo për momentin është keq për shkak se len porosi se ne nuk jemi unik, sidomos ne Maqedoni duhet të jemi unik në raste të cilat mund ti quaj porosi historike duhet të jemi unik dhe të bashkëveprojmë. Besoj që veprimi i tyre nuk është i arsyeshëm dhe ky është gjykimi im, mendoj se edhe i partisë në përgjithësi”, tha Neziri për “TV21”.

Neziri theksoi se emërimi i Talat Xhaferit për kryeministër të RMV-së është meritë e Aleancës për Shqiptarë.

“Unë mendoj se merita, nëse masim meriton shkon më shumë për Aleancën për Shqiptarë sepse ajo diti sot të tejkaloj vetveten dhe të përkrah procesin që nënkupton zgjedhjen e një shqiptari kryeministër dhe besoj se merita nëse duhet të vlerësohet është e ASH-së sepse pa votat e ASH-së nuk mund të kalonte kryeministri i parë shqiptar”, u shpreh Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat