MPB: Disa sportele për dhënien e dokumenteve personale në Shkup do të punojnë edhe sot

Maqedonia

MPB: Disa sportele për dhënien e dokumenteve personale në Shkup do të punojnë edhe sot

Më: 27 janar 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se sot do të hapen sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektet në “Beko” dhe në RTVM në Shkup.

Orari i punës së sporteleve do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00.

MPB-ja dje ka informuar se në territorin e Shkupit ka filluar dorëzimi i letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve në adresat e shtëpisë për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e ndërrimit të dokumenteve personale.

Vërejmë se ky pilot projekt zbatohet vetëm në Shkup, njoftuan nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat