Përsëri ankand publik për shitjen e pronës së konfiskuar të Sasho Mijallkovit

Maqedonia

Përsëri ankand publik për shitjen e pronës së konfiskuar të Sasho Mijallkovit

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:14
Sasho Mijallkovi

Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, sot nga ora 9:00 deri në ora 12:00, përmes ankandit publik elektronik e realizon shitjen e pasurisë së konfiskuar të Sasho Mijallkovit.

Rezultati i shitjes do të prezantohet në një konferencë për media (13:00) nga drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu.

Në qershor të vitit të kaluar, prokuroria publikoi listën e të gjithë pasurisë që duhej të konfiskohej si pronë e Mijallkovit në marrëveshjen për pranimin e fajësisë në të cilën ai e pranoi fajësinë dhe mori tre vjet burg për rastin “Perandoria”, ku akuzohej për pastrim parash.

Vlerësimi fillestar i Prokurorisë është se vlera e pasurisë së paluajtshme është 14.1 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat