Opozita maqedonase kërkon zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen së bashku

Maqedonia

Opozita maqedonase kërkon zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen së bashku

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Duhet rënë dakord për një datë për zgjedhjet e rregullta. Ja një propozim për Kovaçevskin.

Le të marrë një fletë të bardhë dhe të shkruajë çdo datë që të dojë mes dy festave më të mëdha fetare në pranverën e ardhshme dhe le t’i mbajmë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale me një kosto, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Në fjalimin e tij në manifestimin me rastin e 23 tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase dhe përvjetorit, ai tha se “rindërtimi do të vijë dhe ndryshimet do të jenë aq të forta sa do të jetë mbështetja”.

Siç vlerësoi Mickoski, “kjo Qeveri duke shmangur marrëveshjen për datën e zgjedhjeve, me vetëdije po shkon drejt shkaktimit të krizës kushtetuese dhe politike”.

“Është turp që përmes mediave po pajtohemi për datat e zgjedhjeve të rregullta. E kuptoj kur thonë se askush nuk e dëgjon Kovaçevskin në Qeveri, sepse as ministrat, zëvendëskryeministrat dhe partia e tij nuk kanë respekt për të. Kjo është arsyeja pse ai është i përkushtuar për të ecur nëpër botë dhe kompani. Por duhet rënë dakord për një datë për zgjedhje të rregullta. Ata do të përjetojnë një disfatë të hidhur dhe një debakli të rëndë nga populli”, shtoi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat