Ia vodhi çantën një gruaje në Shtip, arrestohet 29-vjeçari

Maqedonia

Ia vodhi çantën një gruaje në Shtip, arrestohet 29-vjeçari

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 11:00
Policia

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditë së djeshme, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shtip kanë arrestuar një 29-vjeçar pasi i njëjti kishte vjedhur çantë nga një 58-vjeçare, që të dy nga Shtipi.

Njoftimin i MPB-së:

Më datë 29.06.2023 në Shtip, nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Shtip, është privuar nga liria D.N. (29) nga Zlletova, pasi që sipas të denoncuarës, më datë 28.06.2023 rreth orës 20:30 më një objekt hotelerik në Shtip nga S.M.(58) nga Shtipi ka marrë çantën në të cilën ka pasur para, dokumente personale dhe çelës të veturës.

Pas dokumentimit të rastit, kundër D.N. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat