MPB Maqedoni: Janë të rrejshme raportimet për mjete shpërthyese në shkollat e Shkupit

Maqedonia

MPB Maqedoni: Janë të rrejshme raportimet për mjete shpërthyese në shkollat e Shkupit

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se raportimet për mjete shpërthyese në 23 shkolla fillore në Shkup janë të rreme.

Ata shtojnë se në 20 shkolla janë bërë kontrollime nga ekipet anti-terror.

Menjëherë pas raportimeve, nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë masa për evakuim të objekteve dhe më pas janë kontrolluar objektet nga ekipet anti-terror dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, thonë nga policia e Maqedonisë.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut me javë në mënyrë të vazhdueshme disa muaj po ballafaqohet me raportimet e rejshme për mjete shpërthyese në shkolla, qendra tregtare, salla sportive dhe aeroporte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat