Për dy ditë, 600 defekte në ngrohjen e Shkupit

Maqedonia

Për dy ditë, 600 defekte në ngrohjen e Shkupit

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Ekipet e EMV që menaxhojnë me ngrohjen e kryeqytetit janë vënë në teren me gjithë resurset njerëzore pasi në ditën e dytë të sezonit të ngrohjes janë paraqitur 600 defekte në objektet e banimit në Shkup.

Nga drejtoria e EMV-së thonë se në rrjetin qendror nuk ka asnjë problem, por defektet janë gjetur nën stacionet dhe instalimet e brendshme të banesave. Me kaq pak staf që kanë këto riparime do të kryhen brenda dy javëve pasi që me prioritet merren rrjedhjet e radiatorëve që shkaktojnë dëme nëpër shtëpi.

“Deri më tani janë bërë 77 intervenime në mënyrë që ekipet tona e ndërpresin furnizimin me energji termike në ato nën stacione derisa sanohen defektet e paraqitura në objektet e banimit dhe shtëpitë. Në defektet e tjera më të shpeshta kanë të bëjnë me radiator të ftohtë që nuk ngrohen gjatë furnizimit, që u dëshmuan dje dhe sot në mëngjes”, u shpreh Aleksandra Marojeviq, Ndihmës drejtore për prodhim në EMV.

Por kushtet klimatike të motit për këto dy javë, aq sa ka rezerva të gazit, janë në favor sa që ngrohja qendrore lëshohet vetëm nga tri orë të mëngjesit. Madje qytetarët mbajnë hapur edhe dritaret e tyre.

Shoqëria aksionare e shtetit EMV, e cila për 10 vite mori licencën për furnizim me energji termike iu bën thirrje përdoruesve të ngrohjes qendrore në Shkup të kontaktojnë pikat më të afërta për të nënshkruar kontrata për furnizim me energji termike, si dhe të gjitha kërkesat e tjera që dalin nga shërbimet e EMV.

“Konsumatorët në këtë sistem qendror e paguajnë vetëm energjinë që e shpenzojnë, në kohën kur nuk ato nuk punojnë nuk lëviz orëmatësi dhe nuk faturohen. Nëse i ndezim nuk ka efekt ta them në aspektin e inxhinierit, do të rritjet temperatura në 23°C por atë dikush duhet ta paguaj. Kështu është tani që gazi ka çmim të lartë, por edhe më parë kur kostoja e gazit ishte 10 herë më i lirë”, tha Aleksandra Marojeviq, Ndihmës drejtore për prodhim në EMV.

Se si do të jenë edhe 180 ditët e ardhshme të sezonit të ngrohjes mbetet për tu parë! Autoritetet thonë se kanë siguruar energjens të mjaftueshëm, por në planin B po shtojnë pajisje në ngrohtoret që ato të punojnë edhe me naftë. Ngaqë ka mungesë të mazutit në treg por është dhe më ndotës ndaj ambientit. Vendi posedon rreth 105 milion litra naftë nga rezervat shtetërore që mund të përdoren në këtë krizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat