Njerëzit pretendojnë se ‘metoda skandinave e gjumit’ i shpëton martesat dhe marrëdhëniet e tyre: Nuk ka më zënka në shtrat

Life style

Njerëzit pretendojnë se ‘metoda skandinave e gjumit’ i shpëton martesat dhe marrëdhëniet e tyre: Nuk ka më zënka në shtrat

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Metoda skandinave e fjetjes ka fituar popullaritet të madh vitet e fundit, ndërsa çiftet pohojnë se u ka ndihmuar t’i përmirësojnë marrëdhëniet e tyre në një lidhje apo martesë.

Amerikania Erica Stolman Dowdy dhe bashkëshorti i saj filluan të flinin me dy mbulesa të veçanta në të njëjtin shtrat. Ajo beson se stili i gjumit, i quajtur metoda skandinave e gjumit, jo vetëm që i ka ndihmuar të flenë më mirë, por gjithashtu ka parandaluar debatet për vjedhjen e mbulesave.

“Më në fund kalova në metodën skandinave të gjumit dhe martesa ime nuk ka qenë kurrë më e mirë”, ka treguar Erica, e cila e ka provuar këtë metodë fjetjeje me të shoqin kur ishin në Danimarkë.“Bashkëshorti im dhe unë e duam Kopenhagën, kemi qenë atje shumë herë dhe çdo herë kemi fjetur atje me dy batanije në krevat. Dhe ne flemë aq mirë, askush nuk zihet për batanijet dhe asnjërit nuk i vjen shumë nxehtë ose shumë ftohtë. Është absolutisht e pabesueshme”, është shprehur tutje, citon The Sun.

Pasi u kthyen në shtëpi nga udhëtimi i tyre i fundit, Erica vendosi t’i jepte dhomës së gjumit një “përtëritje të frymëzuar nga Kopenhaga”.

“Nuk ka çarçaf të sipërm zbukurues. Është absolutisht i padobishëm, kështu që unë do ta heq qafe. Dhe pjesa më emocionuese? Burri im dhe unë do të kemi një metodë skandinave të gjumit, është mënyra absolutisht më komode për të fjetur. I ndryshon gjërat për mirë dhe mund të shpëtojë shumë martesa”, ka thënë ajo.

Videoja e saj në TikTok ka mbledhur miliona shikime, ndërsa shumë prej përdoruesve thonë se mezi presin ta provojnë stilin e gjumit që “ndryshon jetën”.

Metoda skandinave e gjumit ka shumë përparësi, duke përfshirë reduktimin e shqetësimeve të gjumit dhe lejimin e çdo personi të rregullojë temperaturën e vet gjatë natës. Metoda mori emrin e tillë pasi u bë e njohur në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat