Sirianët kërkojnë strehë në Kosovë

Lajme

Sirianët kërkojnë strehë në Kosovë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 07:47
Sirianet

Nga 458 persona që kanë kërkuar azil në Kosovë, gjatë këtij viti, shumë nga ta vijnë nga zonat e luftës.

Por, qëllim i tyre nuk është të qëndrojnë në Kosovë, por ta përdorin atë si transit për të arritur në vendet e Evropës perëndimore.Lufta në Siri dhe kushtet e këqija për të jetuar, kanë bërë që 27 sirianë të kërkojnë azil në Kosovë.

Ata thonë se Kosovën nuk e shohin si vend në të cilin duan të jetojnë. Dëshira e tyre është që jetën e tyre ta bëjnë në njërën nga vendet e Bashkimit Evropian.

Kosovën ata e shohin vetëm si vend transit për të kaluar në njërin nga vendet e Evropës Perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat