Pozhari i numëron një e nga një vendimet e Kurtit: Çuditërisht, ende s’e kanë kuptuar përgjigjen kur e pyesin për Asociacionin!

Aktuale

Pozhari i numëron një e nga një vendimet e Kurtit: Çuditërisht, ende s’e kanë kuptuar përgjigjen kur e pyesin për Asociacionin!

Nga: A.Zh Më: 5 maj 2024 Në ora: 09:32
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari; foto ilustrim nga “Bota sot”

Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka kritikuar gazetarët për pyetjen drejtuar kryeministrit Albin Kurti, se “a do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Pozhari, në një postim në Facebook, ka thënë se gazetarët ende nuk e kanë kuptuar përgjigjen kur vazhdojnë ta pyesin Kurtin për themelimin e Asociacionit, duke përmendur të gjitha vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës, që lidhen kryesisht me veriun e vendit.

“Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?

Rrap tabelat në veri.

- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?

Mbyllje e rrugëve ilegale në veri.

- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?

Mbyllje e laboratorëve të drogës dhe kriptovalutave në veri.

- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?

Ndalim i dinarit në veri.

- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?

Fatura për pagesën e rrymës në veri.

- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?

Shqelm Radoiçiqit, konfiskim të pasurisë së paligjshme dhe luftë grupeve kriminale.

- Gazetarët: Z. Kurti, a do ta themeloni Asociacionin?

Ndalim i mbajtjes së zgjedhjeve serbe dhe referendumit të Serbisë... etj, etj.

Dhe, çuditërisht, ende nuk e kanë kuptuar përgjigjen kur vazhdojnë ta pyesin për themelimin e Asociacionit”, ka shkruar Xhevdet Pozhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat