Ngritet aktakuzë ndaj P.N, vrau gruan dhe vajzën

Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj P.N, vrau gruan dhe vajzën

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 11:08
Pjetër Nrecaj dhe Valbonë Marku Nrecaj

Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Pjetër Nrecaj, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, Valbonë Marku Nrecaj dhe vajzë 9 vjeçare.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë i akuzuari P.N më 07.08.2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së  viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N.

“I akuzuari P.N ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar më pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe, ka qëlluar me armë bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë. I akuzuar P.N, akuzohet për dy vepra penale “vrasje e rendë” nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Gruaja e vdekur ishte rreth moshës 40 vjeçare dhe një vajzë 9 vjeçare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat