Vuçiq: Beogradi nuk ka pushtet efektiv në Kosovë

Lajme

Vuçiq: Beogradi nuk ka pushtet efektiv në Kosovë

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 22:08
Aleksandar Vuçiç

Në deklaratën për gazetarë pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se "për fat të keq, Beogradi nuk ka pushtet efektiv në Kosovë".

Për këtë shkak, ai ka thënë se Serbia nuk ka pasur të drejtë t’i udhëheqë hetimet, porse ato i kanë bërë autoritetet e Prishtinës.

Vuçiq ka deklaruar se organet serbe javëve të fundit, megjithatë kanë përparuar në hetimet rreth vrasjes së liderit të Iniciativë qytetare SDP.

Vuçiq është i bindur se do të bëhet çdo gjë që ky rast të zgjidhet, sado që aktualisht ende nuk ka persona të dyshimtë për këtë krim.

"Të gjitha shënimet ia kemi dhënë Prishtinës dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në çdo moment pasi kjo për ne është çështje shumë e rëndësishme. Kemi kërkuar nga disa shërbime të huaja xhirime satelitore ku janë fshehur vrasësit, por na kanë thënë se nuk mund të përdoren për asgjë pasi ka pasur mjegull . Përkundër kësaj, ne kemi kërkuar t’i kemi, por nuk na janë dhënë”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat