Sot gjatë ditës është arrestuar Frashër Oseku, një ish ushtarë i UÇK-së, pasi kohë më parë në Suedi ku edhe jeton kishte përdhosur flamurin e Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.
E sot duke hyrë në Kosovë nga Mqedonia është arrestuar nga policia e Kosovës.
Për këtë ka reaguar anëtari i Lëvizjes Veëvendosje, Avni Zogiani ku thotë se po dekorohen bashkëpunëtorët e Millosheviqit dhe po arrestojnë ish-ushtarët e UÇK-së.
“Dekorata u dhënë bashkëpunëtorëve të pushtetit të Millosheviqit, arrestojnë ish-ushtarë të UÇK-së, invalidë të luftes.
Kosova e Hashimit!”, shkruan Zogiani në facebook.
Frashër Oseku, ishte pjesëtarë i UÇK-së, në luftën e Kosharës, ku ishte edhe i plagosur dhe sot mbanë statusin e invalidit të luftës.BS