Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, po feston sot 39 vjetorin e martesës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ku ka publikuar një foto me gruan dhe i ka dedikuar fjalë zemre, përcjell Bota sot.
Ai i betohet për dashuri deri në vdekje.
Postimi i tij i plotë:
39 vjet dashuri, sakrificë dhe vlera për një familje të lumtur dhe të shëndosh.
39 vjet së bashku, duke ndërtuar të ardhmen për familjen tonë.
39 vjet martesë, ku qëllim kryesor ka qenë familja e lumtur që jemi sot.
Faleminderit për gjithçka dashuria ime.
Përjetësisht së bashku me plotë dashuri dhe asnjëherë me tradhëti.
Vetëm vdekja mund të na ndajë.
Gëzuar përvjetorin e 39-të të martesës.