Mungoi për vite të tëra, Mero Baze rikthehet në ekran

Lajme

Mungoi për vite të tëra, Mero Baze rikthehet në ekran

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:27
Mero Baze

Pas një shkëputje të gjatë, disa vjeçare, gazetari i njohur Mero Baze, do t’i rikthehet ekranit, me një emision të tijin.

Drejtori i Gazetës Tema do të rikthehet në televizionin “Vizion Plus” me emisionin e tij të cilin e drejtoi shumë vite më parë, “Faktori Plus”. Express mëson se Mero Baze pritet t’i bashkohet “Vizionit” në muajin shtator, atëherë kur nis edhe sezoni i ri i programeve. “Faktori Plus” është një emision televiziv që Mero Baze e drejtoi i vetëm, ndërsa detajet rreth strukturës së emisionit të risjellë në shtator, pritet të mësohen më tej. 

Formati i “Faktori Plus” ishte mjaft i veçantë. Një emision televiziv që zbërthente zhvillimin kryesor të ditës (kryesisht politik) dhe qartëson atë që ka humbur mes faqeve të gazetave dhe ekraneve të televizionit. Në emision ndërthuren në rubrika të ndryshme të gjithë elementet e tjerë mediatik që kanë bërë të mundur ndriçimin apo errësimin e zhvillimit të rëndësishëm politik të ditës. 

Ndërkohë, në sezonin e ri në shtator, do të vijojë të jetë në ekranin e “Vizion Plus”, emisioni politik “Kapital”, i drejtuar nga gazetari Aleksandër Furrxhi, bashkëshorti i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Shtatori pritet të sjellë larmishmëri në ekranin e televizioneve shqiptare, dhe “markata” për të “rrëmbyer” më të mirët, ka nisur që tashmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat