Konsiderohet Korrekt Raporti i Avokatit të Popullit për 2017-ën

Lajme

Konsiderohet Korrekt Raporti i Avokatit të Popullit për 2017-ën

Më: 11 prill 2018 Në ora: 12:05
Foto nga takimi

Në Komisionin për Buxhet dhe Financa raporti i Avokatit të Popullit për 2017-ën u konsiderua korrekt.

Zëvendëskryetarja e parë e komisionit Safete Hadërgjonaj tha se nuk ka ndonjë çështje për ta ngritur në lidhje me raportin.

“Nga materiali që kam, nuk kam pa që ka pasur tejkalim të shpenzimeve nga ajo që është planifiku dhe nuk kam me ngritë ndonjë çështje të veçantë”, tha Hadërgjonaj.

Në mbledhjen e komisionit, avokati i popullit Hilmi Jashari tha se “vlera totale e kursimeve është 185 mijë, ndërsa është shpenzu 80.66 për qind buxheti i vitit 2017”.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa Lumir Abdixhiku i kërkoi avokatit të popullit ulje të shpenzimeve për dreka zyrtare.

“Ju falënderoj për raportimin korrekt. Shuma e drekave zyrtare të reduktohet sepse është proporcionalisht më e lartë sesa e institucioneve tjera ky është rekomandim miqësor”, tha Abdixhiku.

Më pas, ky raport, i cili nuk kishte kritika, është miratuar me gjitha votat për të Komisionit për Buxhet dhe Financa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat