Prokuroria: Po punojmë të gjejmë autorët dhe shkaktarët e dhunës në protestë

Lajme

Prokuroria: Po punojmë të gjejmë autorët dhe shkaktarët e dhunës në protestë

Më: 31 mars 2018 Në ora: 16:31
Kryeprokurorja Arta Marku

Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një deklarate shprehet se po punon për gjetjen e autorëve dhe shkaktarëve të dhunës në Tunelin e Kalimashit.

“Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit. Prokuroria e Përgjithshme, Kryeprokurorja znj.Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës”, thuhet në njoftimin zyrtar, transmeton TCh.

Deklarata vijon më tej se kryeprokurorja Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin. Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat