Malazezët e Kosovës mirëpresin demarkacionin: 21 marsi do të jetë ditë e shënuar

Lajme

Malazezët e Kosovës mirëpresin demarkacionin: 21 marsi do të jetë ditë e shënuar

Më: 22 mars 2018 Në ora: 10:22
Ilustrim

Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka mirëpritur miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një komunikate, kjo shoqata ka thënë se 21 marsi do të jetë ditë e shënuar dhe një nga ditët më të vlefshme për rajonin.

Ky është njoftimi i plotë i shoqatës:

Shoqata e Malazezëve të Kosovës e përshëndesin dhe i falënderojnë nga zemra të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që përfundimisht kanë liruar qytetarët dhe me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi  e kanë kthyer vendin në një rrugë më të mirë.

Kosova dhe Isa Mustafa, me shembullin e tyre kanë treguar se interesat e qytetarëve janë mbi interesat e të gjitha partive dhe individëve.

21 marsi 2018, do të jetë ditë e shënuar si një nga ditët më të vlefshme jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin dhe kontribuon në proceset që do të vendosin paqe në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat