Universiteti i Prishtinës zgjedh edhe senatorët e rinj

Lajme

Universiteti i Prishtinës zgjedh edhe senatorët e rinj

Më: 24 prill 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në procesin e rregullt zgjedhor, krahas dekanëve, këshillat e fakulteteve ka zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Senatit të Universitetit, që do ta përfaqësojnë secilën njësi akademike.

Anëtarët e rinj të Senatit, me mandat katërvjeçar, sipas fakulteteve, janë:

1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Florina Jerliu

2. ⁠Fakulteti i Arteve: Prof. Adem Rusinovci3. ⁠Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Imer Haziri

4. ⁠Fakulteti i Edukimit: Prof. Eda Vula

5. ⁠Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Bujar Turjaka

6. Fakulteti Ekonomik: Prof. Liridon Veliu

7. Fakulteti i Filologjisë: Prof. Shpetim Elezi

8. Fakulteti Filozofik: Prof. Sejdi Rexhepi

9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Valdete Rexhëbeqaj-Hamiti

10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Rexhep Selimaj

11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Figene Ahmedi

12. Fakulteti Juridik: Prof. Iliriana Islami

13. Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Kreshnike Dedushi-Hoti

14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Fisnik Aliaj

"Mandati i senatorëve të rinj fillon më 1 tetor 2024, në fillim të vitit të ri akademik", thuhet në komunikatën e UP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat