Blerand Stavileci tregon se kur do të mbahet seanca për demarkacionin

Lajme

Blerand Stavileci tregon se kur do të mbahet seanca për demarkacionin

Më: 7 mars 2018 Në ora: 17:26
Blerand Stavileci

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci ka thënë se shumë shpejt pritet të mbahet seanca e ardhshme për demarkacionin, duke e përmendur si datë të mundshme ditën e premte apo fillimin e javës tjetër.

“Të premten, ose fillimi i javës tjetër do të jetë dita kur do të mbahet seanca e ardhshme për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi” është shprehur Stavileci në emisionin.

Stavileci tha se tri vjetët e humbura me demarkacionin duhet të kompensohen disi.

“3 vitet e humbura i kanë kushtuar më së shumti qytetarëve” ka shtuar ai.

Sipas Stavilecit, subjektet politike do të duhej që për këto vite pak a shumë të pajtoheshin.

“Gjitha partitë politike do të doja të pajtoheshin dhe të jenë me një anë për këtë çështje” theksoi Stavileci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat