Vdes njeri nga themeluesit e Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës

Lajme

Vdes njeri nga themeluesit e Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës

Nga: N.A Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 19:35
Ismajl Bunjaku dhe Gazmend Islami

Bashkëthemeluesi i Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës, Ismajl Bunjaku ka vdekur sot, dhe lajmin për vdekjen e tij e bëri kryetar i kësaj partie Gazmend Islami

“Baca Ismajl do të mbahet mend me personalitetin e tij, ndërsa vepra e tij do t’ju shërbej brezave që do vijnë në vazhdim” ka shrkaur Islami

Me poshtë mund ta lexoni statusin e plotë:

Sot u nda nga jeta Ismajl Bunjaku. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e patriotit, Ismajl Bunjaku, njëri nga themeluesit e Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës. Puna intelektuale dhe vepra e tij do të mbeten kujtimi më i mirë, si veprimtarë i çështjes Kombëtare. Baca Ismajl do të mbahet mend me personalitetin e tij, ndërsa vepra e tij do t’ju shërbej brezave që do vijnë në vazhdim. Andaj bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët dhe të gjithë ata që e njohën z. Bunjaku. Me këtë rast, duam që me fjalët që burojnë nga zemra të ndajmë dhimbjen bashkë me ju, duke qenë të bindur se si gjithnjë deri më sot, familja juaj do të qëndrojë e fortë dhe do ta përballojë këtë humbje të madhe. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Ismajl Bunjakut. Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat Gazmend Islami

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat