Vdekja e vogëlushes, mjekja refuzoi ta operojë sepse ishte me vonesë

Lajme

Vdekja e vogëlushes, mjekja refuzoi ta operojë sepse ishte me vonesë

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 12:48
Ellie-May Clark

Një vogëlushe 5-vjeçare ka vdekur, pasi vuante nga astma dhe mjekja refuzoi ta vizitonte dhe me pas të linte takim tjetër për operacion. Arsyeja ishte shokuese, pasi nëna e vajzës së vogël shkoi 5 minuta me vonesë në takim dhe duhet të priste në linjë për të folur me recepsionisten.

Ellie-May Clark, vuante nga astma dhe do bëhej operacion, pasi një ditë u sëmur në shkollë. Shanice Clark kishte lënë takim në klinikë, por nuk mundi të shkonte në kohë.

Doktoresha Joanne Rowe i tha nënës së vogëlushes të kthehej të nesërmen, pasi ishte me vonesë.

Shanice Clark u kthye tek vajza e vogël e cila ishte me lot në sy e pyet nënën, “pse mjekja nuk do të më shohë”?

Atë natë, Shanice e vuri Ellie-May në krevat dhe e kontrolloi atë çdo 10 minuta deri minuta. Disa orë më vonë vogëlushja ndërroi jetë.

Ajo kishte rënë nga krevati dhe nëna e saj e gjeti të shtrirë përtokë. Edhe pse Shanice telefonoi menjëherë urgjencën, ishte tepër vonë. 5-vjeçaraj vdiq në 25 Janar të 2015 dhe shkaku i vdekjes ishte astma bronkiale.

Pas hetimeve të bëra rezultoi se nëna e vogëlushes ishte 10 minuta me vonesë dhe spitali ka rregulla strikte dhe nuk mund të pranonte që ajo të hynte në operacion.

Wendy James, gjykatëse e lartë në South Wales, Angli, tha se ishte e papranueshme që Ellie-May ishte kthyer në shtëpi pa asnjë vlerësim ose këshilla nga mjekët  se çfarë duhet të bënë nëna e saj nëse gjendja e saj do të përkeqësohej.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat