Bujanoc: Këshilli Kombëtar Shqiptar, me kryesi të re

Lajme

Bujanoc: Këshilli Kombëtar Shqiptar, me kryesi të re

Nga: Sevdail Hyseni Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 09:06
Shukri Ymeri

Dje, në një seancë të rregullt të Këshilli Kombëtar Shqiptar, me seli në Bujanoc, u zgjodh kryesia e re e këtij institucioni të lartë politik të shqiptareve në Luginë të Preshevës.

Në vend të ish kryetarit, tashmë të ndjerë, Jonuz Musliu, në krye të këtij institucioni u zgjodh Shukri Ymeri, nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili deri tani ka ushtruar postin e kryetarit të Organit Ekzekutiv të KKSH-së.

Kryesia e re e KKSH-së, nga gjithsej 15 kuvendarët e saj, është votuar nga të gjithë, përpos anëtarit të Partisë Demokratike, Zejni Fejzullahut, i cili ishte kundër.

Në përbërjen e re të zgjeruar të KKSH, zëvendës kryetare u zgjedh znj. Ardita Sinani dhe për kryetar të Organit Ekzekutiv z. Galip Beqiri

”Duke falënderuar të gjithë ata që më përkrahën, do të vazhdoj të punoj në rrugën që e la edhe i ndjeri zotëri Musliu në përmbushjen dhe realizimin e kërkesave tona kombëtare, në bazë të katër shtyllave të Këshillit Nacional Shqiptar”, tha mes tjerash kryetari i posazgjedhur Shukri Ymeri.

Vlen të ceket se përafrimi i Partisë për Veprim Demokratik me Partinë Demokratike Shqiptare, në KKSH, është një hap përpara rreth unifikimit të qëndrimeve rreth konsituimit të Kuvendit të ri Komunal në Preshevë, i cili do  të bëhet, më 19 shkurt, të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat