Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit kanë arrestuar 13 persona nga Kosova, Serbia, SHBA-të, Australia, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, si pjesë e një hetimi online të vjedhjes së identitetit në nivel botëror, tha sot Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve.
Departamenti i Drejtësisë ka lëshuar aktakuza kundër 36 personave në lidhje me planin global të kërcënimeve kibernetike, që ka çuar në humbjen e më shumë se 530 milionë dollarëve për konsumatorët, biznesmenët dhe institucionet financiare, njoftoi Reuters.