Nuk shënohet në certifikatat e vdekjes, por ende konsiderohet “një nga vrasësit e mëdhenj të kohës sonë”.
Një mjegull e trashë u shtri mbi Nju Delhi, ndërsa dimri filloi në Indi vitin e kaluar, duke i detyruar profesionistët e mjekësisë të lajmëronin për një emergjencë të shëndetit publik. Banorët mbushën spitalet lokale duke u ankuar për probleme të frymëmarrjes. Lojtarët e kriketit u detyruan të vendosnin maska kundër ndotjes, gjatë një ndeshjeje kombëtare mes Indisë dhe Sri Lankës, ndërsa United Airlines anuloi fluturimet në qytet, duke permendur shqetësimet për cilësinë e ajrit.
Ndotja e ajrit nuk është ndër shkaqet e vdekjes që ekzaminuesit mjekësorë listojnë mbi certifikatat e vdekjes, por kushtet shëndetësore të lidhura me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit, siç janë kanceri i mushkërive dhe emfizema, shpesh janë fatale. Ndotja e ajrit ishte përgjegjëse për 6.1 milion vdekje dhe përbënte rreth 12 përqind të numrit të vdekjeve globale në 2016, vitin e fundit për të cilin të dhënat ishin të disponueshme, sipas Institutit të Mjekësisë dhe Vlerësimit të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.
“Ndotja e ajrit është një nga vrasësit e mëdhenj të kohës sonë”, shkroi Philip Landrigan i Shkollës Icahn të Mjekësisë në Malin Sinai në një artikull të botuar në revistën mjekësore The Lancet.
Ministri i ndjerë i Mjedisit i Indisë, Anil Madhav Dave, bëri bujë vitin e kaluar duke mohuar se kishte prova që ndotja e ajrit ishte përgjegjëse për vdekjet në Indi. Dave pranoi se ndotja e ajrit “mund të jetë një nga faktorët nxitës për sëmundjet dhe sëmundjet e lidhura me frymëmarrjen”, por ai fajësoi efektet negative të shëndetit në çështje të tjera: dieta e dobët, rreziqet profesionale, gjendja socio-ekonomike dhe gjenetika, shkruan The Huffington Post.
Dave vdiq në maj 2017 nga një sulm në zemër. Ministri i ri i Mjedisit, Harsh Vardhan, ka thënë gjithashtu “per t’ia mveshur vdekjen ndonje shkaku siç eshte ndotja, kjo mund të jetë e tepërt”.
Por, ka studime të shumta që lidhin ndotjen e ajrit me sëmundjet në mbarë botën, transmeton Gazeta Express.
“Ka një sasi të madhe të të dhënave që lidhin ndotjen e ajrit në natyrë me efekte të padëshirueshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet akute dhe kronike, përkeqësimin e sëmundjeve kronike dhe vdekjen”, tha Dr. Barry Levy, profesor i shëndetit publik nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Tufts.
Sipas IHME, nga 6.1 milion vdekje nga ndotja e ajrit ne vitin 2016, 4.1 milion i atribuohen ndotjes së ajrit. Ndotja e tillë vjen nga burime si automjetet, termocentralet me qymyr dhe fabrikat e çelikut. Ndotja e ajrit nga shtëpitë, ose e brendshme, është një problem më i ngutshëm në vendet me të ardhura të ulëta për shkak të përdorimit të zjarreve shtëpiake për gatim dhe ngrohje dhe ka të bëjë me rreth 2.6 milion vdekje në vit.