Kuburoviq: Kosova po kërkon të dhëna nga Serbia për vrasjen e Ivanvoqit

Lajme

Kuburoviq: Kosova po kërkon të dhëna nga Serbia për vrasjen e Ivanvoqit

Më: 25 janar 2018 Në ora: 10:17
Ceremonia e varrimit te Oliver Ivanovic

Ministrja serb e Drejtësisë Nela Kuburoviq ka deklaruar sot se autoritetet kanë dërguar dy kërkesa-lutje Prokurorisë së Serbisë për Krim të organizuar për të dhëna rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

"Prokuroria gjithsesi do të përgjigjet”, ka thënë ministrja për median serbe dhe ka shtuar se nga Prishtina ka arritur përgjigja me shkrim me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar se janë të gatshëm të dërgojnë të gjitha të dhënat që kanë mbledhur në procesin para hetimor për vrasjen e Ivanoviqit.

Do ta dërgojnë, ashtu si kanë premtuar edhe procesverbalin nga vendi i ngjarjes. "Tash për tash nuk kemi kurrfarë informatash nga ana e organeve të Kosovës e as që na është dërguar ndonjë dokument”, ka përfunduar Kuburoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat